Zyrtarët policor në SHBA janë duke punuar në identifikimin e disa personave, që u përfshinë në një rrahje masive brenda një restoranti ku kishte klientë të të gjitha moshave.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy grupe që ishin të ulur ndarasi, burra, gra e fëmijë përfshihen në një rrahje brutale.
Ata nuk kursyen asgjë brenda lokalit duke i shfrytëzuar karriget e mjetet e tjera të forta si armë të ftohta.
Megjithatë, të dyshuarit kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes pa mbërritur policia, që po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tyre.