Ushtria amerikane çdo ditë e më shumë po e arsyeton epitetin e shtetit më të fuqishëm në botë – e këtë më së miri e dëshmon fakti se ushtarët janë pajisur më syze të veçanta për shikim nëpër misione që kryhen zakonisht gjatë natës.
Pavarësisht kushteve klimatike, syzet ndihmojnë ushtarët të lokalizojnë dhe qëllojnë me precizitet armikun gjatë natës.
Bëhet fjalë për brigadën Lancer që shpërndau fotografitë e syzeve për misione që kryhen gjatë natës – që ngjajnë shumë me ato të skenat të videolojës së famshme “Halo”.
Me përdorimin e këtyre syzeve, ushtarët amerikanë nuk do të kenë nevojë të mbajnë sytë vetëm te caku – madje nuk kanë nevojë as t’i shikojnë hartat pasi të gjitha informacionet e nevojshme shfaqen në xhamat e syzeve.
E deri më tani mbi 4.800 ushtarë amerikanë janë pajisur me këto syze, që do të ndryshojnë rrjedhën e luftërave në të ardhmen.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/29/auto_auto_2-5016197090771619710027.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/29/auto_auto_1-14016197090771619710029.jpg)
New Equipment!
— Lancer Brigade (@lancer_brigade) April 22, 2021
Enhanced Night Vision Goggle-Binoculars continue the @USArmy’s effort to #modernize our fighting force!
You have never seen night vision like this! #readynow #QuietProfessionals pic.twitter.com/3TCPtnno1r