Gjenden mbi 90 persona në një shtëpi në një rast të mundshëm të kontrabandës njerëzore në Huston

Amerika

Gjenden mbi 90 persona në një shtëpi në një rast të mundshëm të kontrabandës njerëzore në Huston

Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:57
Huston

Më shumë se 90 njerëz u gjetën "të mbledhur së bashku" në një shtëpi në Huston në një rast të mundshëm të kontrabandës njerëzore, ka thënë të premten Departamenti i Policisë atje, njoftoi AbcNews.

Askush nuk ishte lëndua rëndë, por ndihmësi i shefit të policisë së Hustonit, Daryn Edwards, ka thënë: "Ne jemi të shqetësuar që mund të ketë disa raste pozitive me COVID-19 brenda shtëpisë".

Disa njerëz kanë ethe dhe disa kanë humbur nuhatjen dhe shijen, shtoi Edwards në një konferencë për shtyp.

Departamenti i Shëndetësisë ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer testime të shpejta.

Asnjë fëmijë nuk ishte brenda. Rreth pesë gra janë në shtëpi dhe pjesa tjetër janë burra, vijoi Edwards. Ata i thanë policisë se kishin ngrënë pak, dhe atyre iu sollën ushqim dhe ujë.

Policia e Hustonit ka thënë se ata ishin në dijeni të një thirrjeje rrëmbimi të enjten në mbrëmje dhe autoritetet punuan gjatë gjithë natës në përpjekje për të gjetur vendndodhjen e viktimave të rrëmbimit. Autoritetet ekzekutuan një urdhër kërkimi në një shtëpi dykatëshe në Huston dhe vendosën se ky ishte një "hetim i kontrabandës njerëzore".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat