Drejtoresha e një shkolle fillore në Florida është duke u hetuar për rrahjen e një nxënëseje 6-vjeçare pasi dëmtoi një kompjuter të shkollës.
Videoja që ka tronditur SHBA-në, është bërë nga e ëma e vajzës, shkruan Nypost.
Drejtoresha e shkollës në Clewiston, Melissa Carter, si dënim për dëmin prej 50 dollarë, e goditi disa herë në fundshpinë vajzën me një dërrasë.
Në video shihet se si drejtoresha kërkon asistencën e një nxënëseje tjetër, e cila e mban dhe e kthen prapa për të qëndruar gati për goditjet.
E ëma e vajzës, u shpreh e tronditur me atë që pa. Në fakt, ajo shkoi në shkollë për të paguar dëmin që kishte shkaktuar vajza e saj, por u ballafaqua me skenën e tmerrshme, ku vajza po bëhej gati të merrte dënimin.
A 6yo child in FL. was beaten by her school principal, in front of her mother, for damage she allegedly caused to a computer. ⚠️ this video is graphic. It’s infuriating, outrageous & shocking & the principal is now under criminal investigation. https://t.co/M3cIZeTMKa pic.twitter.com/HPAcbYXlXe
— David Begnaud (@DavidBegnaud) May 2, 2021