Kombet e Bashkuara japin rekomandime mbi “pasaportat e vaksinave”

Amerika

Kombet e Bashkuara japin rekomandime mbi “pasaportat e vaksinave”

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) ka dhënë disa rekomandimesh që janë të nevojshme të dihen mbi atë që tashmë njihet si “pasaporta e vaksinave”.

Këto rekomandime u dhanë si përgjigje ndaj kërkesave “urgjente” për rifillimin e turizmit.

Me anë të këtyre pasaportave ka shpresë të madhe se një sezon i fortë i turizmit, i ndihmuar nga pasaportat e lëshuara për ata që janë vaksinuar kundër COVID-19, do ndihmojë në humbjen e 100 milionë vendeve të punës në sektorin e udhëtimeve.

Më e rëndësishmja është se sipas UNWTO, vendet anëtare të saj pritet të bëjnë të gjitha certifikatat e udhëtimit COVID-19  falas, “të disponueshme botërisht dhe jo-diskriminuese”.

Disa nga propozimet mbi pasaportat apo certifikatat e udhëtimeve janë këto:

Mbrojtja e të dhënave për të gjithë individët me pasaporta vaksine.

Kërkesa për certifikim digjital dhe në letër.

Ndërpritja e çdo skeme certifikimi kur pandemia nuk konsiderohet më një Urgjencë e Shëndetit Publik.

Gjithashtu në deklaratën e UNWTO, iu është kërkuar fuqive të mëdha që të vendosin “një shkallë të lartë solidariteti ndaj vendeve me më pak avantazh” kur bëhet fjalë mbi provat dhe përpjekjet për vaksinim.

Kryetari i Komitetit të Etikës së Turizmit, Pascal Lam, shpreson se këto pasaporta do ta ndihmojnë rimëkëmbjen e turizmit.

“Shpresojmë që ky rekomandim të sigurojë një kornizë etike globale që do të ndihmojë në rimëkëmbjen shumë të nevojshme të turizmit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat