Gjatë vjeshtës New Yorku do të bëhet me një atraksion të ri – ashensorin e xhamit me të cilin vizitorët do të mund të shëtiten dhe që do të vendoset në një prej ndërtesave më të larta të këtij qyteti amerikan – në kullën e Manhattan – “One Vanderbilt”.
Ashensori i mbyllur i xhamit do të ngjitet në 370 metra lartësi dhe atë nga pjesa e jashtme e ndërtesës – duke ofruar në këtë mënyrë pamje mahnitëse të qytetit.
Kjo kullë është e katërta për nga lartësia – me plot 427 metra, e më e larta është One World Trade Center me 541 metra.
“Kemi krijuar një destinacion që i ofron turistëve përvojë interaktive që do të mbahet në mend tërë jetën me pamjen më të mirë të New Yorkut”, ka thënë Mark Holiday, drejtor ekzekutiv i kompanisë SL Green.