Shkon në rreth 600 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon në rreth 600 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:28
Ilustrim

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 587.225, prej të cilëve 754 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32 milionë e 997 mijë e 870.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.727 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 158 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 124 milionë dozën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat