Argjentina regjistron rekord rastesh të reja

Amerika

Argjentina regjistron rekord rastesh të reja

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Argjentina po përballet me një valë të dytë të infeksioneve COVID-19, duke regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja ditore për vendin, që nga fillimi i pandemisë.

Vendi i Amerikës së Jugut regjistroi 35 543 infeksione të reja në 24 orët e fundit, pasi tejkaloi në mënyrë të përsëritur 25 000 raste ditore në javët e fundit, raporton ATSh.

Në total, 3,3 milionë persona në Argjentinë janë infektuar me COVID-19 deri më tani dhe më shumë se 71 000 kanë vdekur për shkak të këtij virusi.

Njësitë e kujdesit intensiv janë zënë në 70 % të kapacitetit të tyre.

Pas një prej bllokimeve më të gjata në botë vitin e kaluar, ora e rreptë policore është rivendosur për një numër të madh banorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat