Donatori i fuqishëm manjati i Hollywood-it, Barry Diller, dhe Fondacionit të Familjes Diller-Von Furstenberg në ceremonin e inagurimit - nuk pranojë fjalime ceremoniale të prerjes së shiritave dhe vetë-glorifikimit që shënojnë shumicën e përurimeve të punëve publike, sepse Diller donte të mbante fokusin tek njerëzit që do ta vizitojnë dhe do ta shijojnë atë falas.
Kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio, ka shpallur hapjen mbas një viti të mbyllur nga masat anti-Covid 19, me nisjen inisiatives: “Vera e qytetit të Nju Jorkut”, pasi zyrtarët kanë thënë se është koha që të tejkalohet pamja krejtësisht e thatë e këtij qyteti në valën e parë të pandemisë, në pranverë të vitit 2020.
Duke filluar nga dita e hapjes së qytetit (19 Maj) në bregun perendimor të qytetit sapo është inaguruar “Ishulli i Vogël - Little Island”, i cili do të presë një sezon veror atraktiv për njujorkezët e turisitët e huaj dhe vendas. Ndërsa, për të nxitur dhe mbështetur artistët me qendër në New York, shumica e aktiviteteve kulturore e artistike do të jenë falas, me bileta që do të jenë kryesisht falas ose me kosto të ulët. Do të ketë shfaqje dhe programe artistike e kulturore gjashtë ditë në javë teatër, muzikë, vallëzim, cirk, dhe më shumë.
Ishulli i Vogël - Little Island, është një skelë e re, e ndërtuar mjeshtërisht brenda Parkut ujor më të madh në bregun perendimor të lumit Hudson, dhe u hap për publikun në 21 maj, 2021, duke u siguruar njujorkezëve dhe vizitorëve nga e gjithë bota një hapësirë unike të gjelbërt(2.4 hektar), ndryshe nga çdo tjetër vend në botë, shkruan shtypi njujorkez.
Simbas shtypit njujorkez, kjo veper e qytetit është e planifikuar në partneritet me Trustin e Parkut Hudson River, dhe u financua kryesisht përmes manjatit të Hollywood-it, Barry Diller, dhe Fondacionit të Familjes Diller-Von Furstenberg - përmes një dhurate krejt të jashtëzakonshme filantropike, e cila tashmë është donacion për Parkun e Lumit Hudson,: 235 milion dollar, donacion për metropolin e botës qytetin e New Yorkut, nga 270 milion sa është vlera e këtij ishulli artificial.
Projektimi inovativ:
Komponentët e skelës, kollonat e betonit së parkut Ishulli i Vogël - Little Island, janë vendosur mes një hapsire të gjelbërt me më shumë se 350 specie - luleve, dhe pemëve decorative, e ferracakve(trandafilave).
Në ndërkohë në një kend të ishullit artificial - që modelon një skelë, përball me bregun tjetër New Jerseyn, është ngritur një amfiteatër me 687 vende, me një skenë kompteporane që do të përdoret për koncerte, teatër dhe kinema verore.
I gjithë ishulli êshtë një hapësirë e gjelbërt me gjelbërim natyral - duke krijuar një lëndinë, me pamje verbuese e kombinuar kjo edhe me vet pamjet naturale të pjesëve të tjera të Parkut Lumi Hudson, në bregun tjetêr tê qytetit të New Yorkut – karshi New Jerseyt.
Sipas ekspertve peisazhi siguron një përvojë vizualisht të habitshme dhe frymëzuese, ku vizitorët mund ecin lirshëm nëpër park. Mbjelljet pemve dhe luleve janë të larmishme për të siguruar një ambient që ndryshon me stinët, nga pemët halore, dhe ato me gjethe që gjelbërojnë gjithë vitin, pra gjelbërim të përjetshëm natyror.
Në atë siperfaqe të vogël 2.4 hektarë, janë mbjell më shumë se 66,000 specie – të flores dhe 114 pemë të ndryshme disa prej të cilave do të rriten në 60 këmbë të larta.
Little Island - Ishulli i Vogël u dizenjua nga Thomas Heatherwick i Heatherwick Studio, me dizajnin e peizazhit nga Signe Nielsen i MNLA.
Ky ishull është i Projektuar nga Heatherwick Studio, dhe mbështetet nga 132 panelet ose kaltat e betonit që e rrethojnë atë. Kalata e betonit për rreth ishullit janë në formën e vazove konike si "tulipanë" dhe përbëjnë strukturën e bazamentit të Little Island.
Forma e secilës panel betoni që thirren “tulipanë” është unike dhe ka një kapacitet të ndryshëm të ngarkesës për të mbajtur dheun e hedhur për të krijuar tokën natyrale me lëndinat, përplot me lule dhe pemët.
Ishulli i Vogël - Little Island:
Little Island, ose parku i ri lundrues i NYC, është një mrekulli ai është një ishull I vogël që kushtoi deri tani 265 milion dollar, (235 milion donacion i filantropit Barry Diller, 25 milion dollar nga NYC)
Little Island, është ishulli më i ri I NYC, në rrugën West 14th Street dhe 11 Avenue, në bregun njujorkez të lumit Hudson. Ai ka një sipërfaqe 2.4 hektarë, përafërsisht 200 metra katror, tërsisht e gjelbër në të valëzuar, dhe kryesisht donacion (dhurat), nga Fondacioni i Familjes Diller-von Furstenberg, i kryesuar nga kryetari i IAC dhe ish-manjatit i Hollywood Barry Diller.
E njoftuar për herë të parë në 2014, ëndrra e ishullit kapërceu çështjet politike, dhe të pasurive të patundshme që përfshinin Parkun e Lumit Hudson, të cilit i përket, që gati e mposhti atë në 2017.
"Ne kemi pasur takimin tonë të pare, për këtë ëndërr të njujorkezve, 10 vjet më parë, dhe unë jam disi i befasuar që po hapet në të vërtetë," tha një zëdhënse e Diller të Mërkurën për shtypin amerikan. Ndërsa, "duke parë njerëzit tani duke bredhur nëpër park - është një lloj mrekullie", shtoi ai.
Donatori i fuqishëm në ceremonin e inagurimit nuk pranojë fjalime ceremoniale të prerjes së shiritave dhe vetë-glorifikimit që shënojnë shumicën e përurimeve të punëve publike, sepse Diller donte të mbante fokusin tek njerëzit që do ta vizitojnë dhe do ta shijojnë atë.
Ishulli i Vogël rri pezull si një mirazh prapa shkatërrimit të harqeve Cunard që përkujtonini të mbijetuarit e Titanikut në 1912.
Parku – ishull artificial përafërsisht është katror, një mrekulli e inxhinierisë ujore dhe frymëzimit të dizajnit të peizazhit, që mori formë në një platformë të mbështetur nga 132 kalatat e betonit "tulips"- të cilat janë montuar në kolonat ku qëndronte një Skelë e vjetër Pier 54.
Shefi dizenjator Thomas Heatherwick e ndau parkun në tre zona kryesore - një "Play Ground" me bare dhe restonat ushqime dhe pije, një amfiteatër me afro 700 vende, me skenë Amfitetari në një zonë Glade për soditje të qetë. Që do të presë një sërë argëtimesh të drejtpërdrejta, shumica e tyre falas dhe e hapur për të gjithë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_Untitl1621692270.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_Untitle1621692270.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/22/auto_5-19-21-little-island-011621692156.jpg)