Një përleshje ka ndodhur së fundmi midis një gruaje dhe stjuardese në fluturimin e Southwest Airlindes, derisa kjo e fundit mbeti e përgjakur dhe pa dy dhëmbë.
Sipas medieve të huaja, incidenti ndodhi gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego të dielën në mëngjes.
Linja ajrore tha se pasagjerja injoroi udhëzimet nga stjuardesa para se ta sulmonte atë.
Michelle Manner xhiroi videon dhe thotë se pasagjerja dhe po ashtu stjuardesa po i bërtisnin njëra-tjetrës, para se të ndodhte dhuna.
Manner thotë se mosmarrëveshja ishte rreth politikës së maskave dhe se gjithçka u përshkallëzua.
“Ju tashmë mund ta kuptoni vetëm nga videoja e shkurtër që unë kapa, se kishte një grindje para kësaj, dhe se kishte momente të nxehta që ia e sollën në atë pikë”, u shpreh Manner.
“Edhe një herë, duke mos falur asnjë nga sjelljet e tyre, dhe të dyja duhet ta kishin trajtuar ndryshe situatën”, tha mes tjerash.
Pasagjerja u dërgua në paraburgim pas përfundimit të fluturimit.