‘Pushtohet’ nga flakët spitali Covid, 4 persona humbin jetën

Amerika

‘Pushtohet’ nga flakët spitali Covid, 4 persona humbin jetën

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital Covid në Brazil, ku katër pacientë kanë humbur jetën.

Gjatë orëve të para të mëngjesit spitali Covid është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Sipas mediave vendase mësohet se flakët u vunë menjëherë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe u bë i mundur evakuimi i 35 pacientëve.

“Si rezultat për evakuim total dhe izolim të njësisë së urgjencës, 35 të sëmurë janë transferuar në Urgjencë. Fatkeqësisht 4 persona kanë ndërruar jetë” njoftojnë autoritetet e Brazilit.

Bashkia e Arakazhu nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat