Një person i dënuar në Ohio, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përpoq t’ia mbathë nga seanca e tij e dënimit duke u hedhur nga ballkoni jashtë sallës së gjyqit.
Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë në sallën e gjyqit.
Videoja tregon momentin kur Donald Mullins, 44-vjeç, ia mbathur nga dy oficerët dhe hidhet nga lartësia për tu arratisur.
Mullins ra nga kati i gjashtë në të pestin por duke mos mundur të arratisej.
Ai theu këmbën dhe u kap nga forcat e sigurisë, ndersa më pas u dërgua për trajtim në Qendrën Mjekësore Grant.