2-vjeçarja bëhet amerikania më e re që kalon testin e inteligjencës

Amerika

2-vjeçarja bëhet amerikania më e re që kalon testin e inteligjencës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:14
Kashe Quest

Një vogëlushe nga Los Angeles është bërë anëtarja më e re amerikane në Mensa, ku anëtarësia është e kufizuar në mënyrë rigoroze për ata që shënojnë nivelet më të larta në testet e inteligjencës.

Kashe Quest mund të jetë një 2-vjeçare, por aftësitë e saj përfshijnë emërtimin e të gjithë elementëve në sistemin periodik, identifikimin e të gjitha 50 shteteve amerikane sipas formës dhe vendndodhjes, mësimit të spanjishtes dhe deshifrimit të modeleve, sipas prindërve të saj.

"Ajo gjithmonë na ka treguar, më shumë se gjithçka, prirjen për të eksploruar rrethinat e saj dhe për të bërë pyetjen ‘Pse’. Nëse ajo nuk di diçka, ajo dëshiron të dijë se çfarë është dhe si funksionon, dhe pasi ta mësojë, e zbaton atë", rrëfeu babai i saj.

Familja e saj ka thënë që posa Kashe tha fjalën e saj të parë, aftësitë e saj u zhvilluan shumë shpejt. Shpejt ajo nisi fliste me fjali që përmbajnë pesë ose më shumë fjalë.

Përmes vëzhgimeve të tyre të përditshme, familja i bëri përshtypje se vajza e tyre mund të ishte më e rritur për moshën e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat