Një vajzë 13-vjeçare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në terapi intensive prej dy javësh, me djegie të rënda në të gjithë trupin, pasi i vuri flakën vetes në përpjekje për të kopjuar një video nga aplikacioni TikTok.
Destini Crane, nga Oregoni ka djegie të shkallës së tretë në qafë dhe në krahun e djathtë.
Adoleshentja po mundohej të vizatonte në pasqyrë një formë me lëndë djegëse dhe pastaj t’i vinte flakën, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimit.
13-vjeçarja nuk ka folur ende që nga momenti kur është shtruar në spital, në 13 maj, por një shishe alkooli që u gjet në tualet mendohet se ka qenë shkaku i incidentit të tmerrshëm.
Nëna e vajzës ka dhënë një mesazh në lidhje me këtë gjë:
“Dua ta sjell në vëmendje këtë që i ndodhi vajzës sime për të rritur sensibilizimin te njerëzit, të cilët duhet të kuptojnë se këto video janë të rrezikshmë për fëmijët, që duan t’i imitojnë”.
