Një tërmet me magnitudë prej 6.1 shkallësh ka goditur Alaskën, konkretisht në veri të qytetit Anchorage.
Tërmeti ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokale të dielën dhe u ndje në tërë brendësinë e Alaskës, sipas Qendrës për Tërmete.
Mediat e huaja raportojnë se pos tij janë dëgjuar edhe një varg tërmetesh të tjera gjatë kësaj periudhe.
Ato ishin me shkallë më të vogla.