Peruja rishikon numrin e viktimave nga COVID-19, nga 68 mijë shkon në mbi 180 mijë

Amerika

Peruja rishikon numrin e viktimave nga COVID-19, nga 68 mijë shkon në mbi 180 mijë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Peruja është bërë vendi me vdekjet më të larta për frymë nga COVID-19 në gjithë botën. Autoritetet e vendit amerikano-latin vendosën të rishikonin numrin e viktimave.

Rezultoi në fund një rritje me mbi dyfishin.

Nga 68 mijë viktima Peruja pas rishikimit regjistron 180 mijë të tilla.

Peruja ka qenë një ndër vendet më të goditura nga pandemia në Amerikën e Jugut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat