Eshtra njerëzore janë gjetur së fundi shumë pranë rezidencës së princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle në Los Angelos.
Një grup punëtorësh që po kryenin gërrmime në një pronë të patundshme anës rrugës, ishin ata që i zbuluan fare rastësisht eshtrat të cilat mendohet se janë qindra vjecare dhe i përkasin ndoshta një fëmije apo një adoleshenti.
Policia thuhet të jetë në diskutime me komisionin local të amerikanëve autoktonë për të parë nëse eshtrat i përkasin një personi indigjen, siç dyshohet deri më tani.
Lagjia ku jetojnë Duka dhe Dukesha i Sussex është elitare. Jo shumë larg tyre i kanë shtëpitë edhe Oprah dhe Ellen DeGeneres.