Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se që në muajt e parë të punës së administratës së tij, në SHBA, janë krijuar më shumë se dy milionë vende të reja pune.
Bideni, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka deklaruar se kjo nënkupton që ai ka arritur më shumë se dyfishin e vendeve të punës të krijuara nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe tetë herë më shumë se ish-presidenti, Ronald Reagan.
Sipas një grafikoni që Bideni ka publikuar, gjatë afro pesë muajve nën udhëheqjen e tij, në SHBA janë krijuar 2,158,000 vende pune.
Gjatë mandatit të Trumpit janë krijuar 683,000 ndërkaq gjatë mandatit të Reaganit janë krijuar 263,000 vende pune.
In my first four months in office, more than two million jobs have been created.
— President Biden (@POTUS) June 4, 2021
That's more than double the rate of my predecessor, and more than eight times the rate of President Reagan. pic.twitter.com/kINv4ZwOaP