Lara Trump ka mohuar zërat se vjehrri i saj pret që të rikthehet si President në Gusht. Deklarata vjen pasi Michael Flynn, këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare së ish- Presidentit Donald Trump, befasoi me qëndrimin e tij në favor ‘të një grushti shteti në SHBA të ngjashëm me atë të Mianmarit për të rrëzuar Presdientin Biden.
“Nuk kam dëgjuar ndonjë plan që Donald Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në Gusht”, tha Lara Trump.
Lara, e cila është e martuar me djalin e dytë të madh të Trump, Eric, duket se është personi i duhur për të pohuar apo për të mohuar vlefshmërinë e këtij lajmi.
Gjatë intervistës për një televizion amerikan, ajo hodhi dhe një akuzë ndaj mediave si “CNN” dhe “The Washington Post” të cilat më parë kanë qenë kritike ndaj presidencës së Donald Trump.
Lara , e cila më parë ka punuar në fushatën e Trumpit , po mendon gjithashtu një kandidim për Senatin Amerikan në Karolinën e Veriut. Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të Janarit pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në Nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë ai pati kontestime për rezultatin e zgjedhjeve duke i cilësuar ato si të manipuluara.