Trump mban fjalimin e parë pas humbjes në zgjedhje, deklarata e tij

Amerika

Trump mban fjalimin e parë pas humbjes në zgjedhje, deklarata e tij

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:36
Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u rikthye në skenë duke mbajtur një fjalim në Kongresin Shtetëror të Partisë Republikane të Karolinës së Veriut, ku ka thënë se Amerika është duke shkuar prapa me drejtimin e Joe Biden, presidentit të tanishëm.

“Është mirë të kthehesh me kaq shumë patriotë krenarë, Karolina e Veriut mbështet ushtrinë tonë, respektojnë policinë tonë, nderojnë flamurin tonë dhe gjithmonë e vendosin Amerikën të parën, ne nuk e vendosim Amerikën e dytë”, tha Trump.

Fjalimi 90 minutësh i Trump tingëlloi më shumë si një nga fushatat e vitit 2020, pasi ai vazhdimisht përmendi arritjet e administratës, duke përfshirë zhvillimet për vaksinën COVID-19, ndërtimin e murit kufitar me Meksikën dhe kufizimin e imigracionit dhe qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit dhe Kinës.

Fjalimi i Trump në Greenville, Karolina e Veriut, ishte paraqitja e tij e parë politike jashtë shtetit të tij në Florida, që kur ai u largua nga posti në janar.

Derisa në fund të shkurtit Trump mbajti fjalimin kryesor në konferencën vjetore të veprimit politik në Orlando.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat