Shteti i Perusë është duke u përgatitur për të mbajtur një balotazh për zgjedhjet presidenciale të dielën, në të cilën një mësues populist, me prirje të majtë do të përballet me vajzën e një ish-presidenti ttë burgosur me prirje të djathtë.
Gara midis Pedro Castillo nga partia “Free Peru”, i cili udhëhoqi pas raundit të parë të votimit në prill, dhe kundërshtares së tij, Keiko Fujimori, është jashtëzakonisht afër, raporton The Economist.
Ajo ka dal e dyta në dy zgjedhjet e fundit presidenciale.
Zgjedhjet zhvillohen, ndërsa peruanët vuajnë nga një shkallë jashtëzakonisht e lartë e vdekjeve nga COVID-19.