Janet Yellen, Sekretarja e Thesarit të Amerikës, tha se planet e shpenzimeve katërtrilionëshe të Presidentit Joe Biden duhet të shkojnë përpara edhe nëse ato çojnë në norma më të larta interesi.
Ish-Kryetarja e Rezervës Federale llogarit rritjen e fundit të inflacionit për shkak të faktorëve të lidhur me pandeminë COVID-19, raporton The Economist.
Faktorët janë: ngërçet e zinxhirit të furnizimit dhe rritjet e shpenzimeve ndërsa bizneset rihapen.
“Çdo rritje çmimi nga paketa e shpëtimit do të ulet”, tha ajo.
Ditë më parë është konfirmuar se SHBA do të ndajë 80 milionë vaksina për shtete të ndryshme, ku përfituese do të jetë edhe Kosova.