Kanada është në shok pasi që Nathaniel Veltman, 20-vjeç, kreu një krim që nga urrejtja dhe ia mori jetën gjyshit 74-vjeç, babait 46 dhe nënës 44 si dhe vajzës 15-vjeçe – derisa djaloshi 9-vjeçar ka mbijetuar.
Djaloshi është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile, e krimi i kryer ka ndodhur në qytezën London në provincën e Ontarios.
Vrasësi menjëherë është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen me paramendim të katër personave. Identiteti i viktimave nuk është zbuluar, por në rrjetet sociale është shfaqur fotografia e kësaj familje të pafat.
Ata kishin emigruar nga Pakistani 14 vite më parë dhe ishin të njohur në komunitetin lokal. Në këtë qytezë jetojnë rreth 500.000 banorë, ku prej tyre janë 30.000 myslimanë.
Shoferi Nathaniel Veltman kishte zgjedhur për shkak të besimit të tyre – kështu kishte rritur gazin në një udhëkryq duke i shkelur me mjet, ka njoftuar policia kanadeze.
Sulmi ka ndodhur të dielën pasdite, kurse vrasësi është arrestuar pak minuta më vonë në parkingun e një qendre tregtare. CBS News raporton se vrasësi sipas të gjitha gjasave do të mbetet prapa grilave deri në fillimin e gjykimit.