New Yorku feston fundin e kufizimeve të Covid-19 me fishekzjarre

Amerika

New Yorku feston fundin e kufizimeve të Covid-19 me fishekzjarre

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:26
New Yorku

New York ka lëshuar fishekzjarre në shenjë festimi pasi ka hequr kufizimet e Covid-19.

New York ka lëshuar mbrëmë fishekzjarre në shenjë feste pasi ka arritur fundin e kufizimeve nga Covid-19. 

Mediat amerikane raportojnë se festa filloji pasi 70% e qytetarëve të rritur morën dozën e parë të vaksinës.

Fishekzjarret u lëshuan në 10 vende të qytetit në orën 21:15.

Festimet u njoftuan nga guvernatori Andrew Cuomo në një konferencë shtypi të martën, ku ai hoqi gjithashtu kufizimet shtetërore në mjediset tregtare.

Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat