Champ, qeni i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ngordhur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Biden njoftoi se “shoku i familjes sonë në ditë të mira dhe të vështira, u shua sot”.
Pastori gjerman ishte 13 vjeç dhe ka qenë në familjen e Biden që nga viti 2008.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/19/auto_201525526_248579833885219_4970653731767076767_n1624126719.jpg)
Edhe Zonja e Parë, Jill Biden, shkroi në Twitter: “Prehu në paqe djali ynë i mirë dhe i dashur, Champ. Do të na mungosh”.
“Në momentet tona më të lumtura dhe në ditët tona më të pikëlluara, ai ishte pranë nesh, i ndjeshëm ndaj gjithë emocioneve tona të pashprehura. Ne e duam shumë djaloshin tonë të mbarë, dhe do të na mungojë gjithmonë”, shkruhej në deklaratën e familjes Biden.