Normat për kredi hipotekare në SHBA janë rritur mbi 3% këtë javë që është hera e parë në 10 javë, derisa rimëkëmbja ekonomike nga pandemia vazhdon të jetë sfidë e inflacioni mbetet i rritur.
Një nga blerësit e hipotekave, Freddie Mac, tha se mesatarja për një kredi në periudhë 30 vjeçare për një shtëpi është rritur në 3.02 % nga 2.93 % sa ishte javën e kaluar – derisa kjo normë ishte 3.13 % një vit më parë.
Norma për një kredi 15 vjeçare, një opsion shumë i përdorur nga pronarët e shtëpive të cilët ri-financojnë hipotekat e tyre, u rrit në 2.34 % nga 2.24 % sa ishte javën e kaluar, shkruan Euronews.
Ekonomistët e Freddie Mac presin që normat e kredive hipotekare të rriten gradualisht në gjysmën e dytë të vitit.
Por, sipas një raporti qeveritar shpenzimet e konsumatorit ishin të sheshta në maj, mirëpo inflacioni shënoi të ardhura të konsiderueshme që është edhe vlera më e lartë në pothuajse gati tre dekada.