Në momentin dhe vendin e gabuar! Qëllon për vdekje vrasësin e policit, por…

Amerika

Në momentin dhe vendin e gabuar! Qëllon për vdekje vrasësin e policit, por…

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:18
Troyke del nga automjeti me armë në dorë dhe qëllon në drejtim të Beesley

John Hurley, 40 vjeç, qëlloi për vdekje Ronald Troyke pasi ky i fundit vrau oficerin e policisë Gordon Beesley në Colorado.

Në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, shihet Troyke, i cili del nga automjeti me armë në dorë dhe qëllon në drejtim të Beesley, si dhe ndaj makinave të policisë në zonë, në Arvada.

Pasi u kthye te makina e tij për të marrë një tjetër automatik, Troyke u përball nga Hurley, i cili e qëlloi me armë zjarri.

Por kur një tjetër oficer policie mbërriti në vendin e ngjarjes, Hurley po mbante automatikun e Troyke dhe oficeri e qëlloi për vdekje.

Një shitës në zonën ku ndodhi ngjarja tha se Hurley kishte qenë duke bërë pazar kur dëgjoi të shtënat dhe doli jashtë me shpejtësi.

Videon klikojeni KËTU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat