Dy kisha katolike janë djegur në një pjesë të Kanadasë gjatë ditës së hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë djegur edhe dy kisha të tjera në pjesën e Kanadasë perëndimore.
Zjarret në Kishën e Shën Annit dhe Kishën Chopaka filluan brenda një ore nga njëra-tjetra në British Columbia, shkruan BBC.
Sipas njoftimit të zyrtarëve policor dy ndërtesat e kishës ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa zjarret po i trajtojnë si të dyshimtë.
Të dy kishat katolike që u dogjën të hënën në provincë u shkatërruan plotësisht nga zjarri, ndërsa kjo ngjarje ndodhi në Ditën Kombëtare të Popullit Vendas.
“Hetimet mbi zjarret e mëparshme dhe këto dy zjarre të reja janë duke vazhduar pa arrestime ose akuza”, një zyrtar policor kanadez.
Mbetet e paqartë dhe e dyshimtë djega e këtyre kishave vetëm pak ditë pasi qindra varre masive u zbuluan në vendet e ish-shkollave rezidenciale të Kanadasë, madje disa thonë se këto dëme po shkaktohen qëllimisht.