Tronditëse! Nëna mbyt tre fëmijët e saj, njëri ishte vetëm një muajsh

Amerika

Tronditëse! Nëna mbyt tre fëmijët e saj, njëri ishte vetëm një muajsh

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:42
Fëmijët janë Mia Camila Rodriguez, 4 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Mason Mateo Rodriguez, 3 vjeç dhe Milan Mateas Rodriguez, vetëm një mujash.

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Los Anxheles, SHBA, ku një nënë 28-vjeçare ka mbytur tre fëmijët e saj, përfshirë një foshnjë të sapolindur dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës.

Nga hetimet e zyrës mjeko-ligjore mësohet se fëmijët janë Mia Camila Rodriguez, 4 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Mason Mateo Rodriguez, 3 vjeç dhe Milan Mateas Rodriguez, vetëm një mujash.

Familjarët e 28-vjeçares thanë se ajo kishte rënë në depresion që pas lindjes së fëmijës së tretë dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku kryesor për ngjarjen e kobshme. Fëmijët u gjetën në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre në South Ferris Avenue rreth orës 12.45 të hënën, pasi një anëtar i familjes bëri thirrje për ndihmë, sipas toger Chuck Calderaro.

Ata nuk merrnin frymë dhe përpjekjet për t’i ringjallur rezultuan të pasuksesshme.

Familja e 28-vjeçares Sandra Chico ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e shërbimeve të varrimit të fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat