Shteti i Teksasit ka ekzekutuar një të dënuar me vdekje, që ka vrarë gruan e tij shtatëzanë, vajzën 5 vjeçe dhe vjehrrin, më tepër se një dekadë më parë.
John Hummel mori një injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në një burg shtetëror në Huntsville për vrasjet, shkruajnë mediat e huaja.
45-vjeçari goditi fatalisht gruan e tij Joy më shumë se 30 herë në shtëpinë e tyre Fort Uorth në dhjetor 2009, pastaj rrahu vajzën e tij dhe vjehrrin e lidhur me karrocë me një shkop bejsbolli, para se t’i vinte flakën shtëpisë.
Në gjyq prokurorët thanë se ai vrau familjen e tij sepse donte të arratisej me një grua që kishte takuar në një dyqan. Pas vrasjeve, roja i spitalit u largua në Oceanside, California, ku u arrestua dhe rrëfeu vrasjet.
Avokatët e tij argumentuan se ai vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik kur e bëri vrasjen, por prokurorët gjithashtu thanë se Hummel më parë u përpoq të vriste familjen e tij duke vendosur helm miu në ushqim.
Hummel ishte dënuar për vrasje ishte planifikuar të ekzekutohej në mars të vitit 2020, përpara se koronavirusi të shkaktonte vonesën.