Dhjetëra mijëra persona kanë zënë vend në rrugët e Brazilit për të protestuar kundër qeverisjes së presidentit, Jair Bolsonaro, për mosmenaxhim të pandemisë COVID-19.
Protestat u shkaktuan edhe nga akuzat e fundit për korrupsion që përfshinin blerjen e vaksinave nga Ministria e Shëndetësisë.
Muajin e kaluar, numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil ishte mbi 500 mijë njerëz. Kështu, u bë shteti i dytë në botë pas SHBA-së për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.
Të premten vonë, një gjykatës i Gjykatës së Lartë miratoi një kërkesë nga prokurori i përgjithshëm për të hapur një hetim mbi rolin e Bolsonaros në skandalin me vaksinat.
Bolsonaro kishte marrë akuza nga një burim i brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë i cili kishte thënë se e kishte lajmëruar atë tre muaj më herët se zyrtarë të lartë të ministrisë kishin rënë dakord për të marrë ryshfet për të blerë doza të një vaksine indiane, Covaxin.
Ai i mohon këto akuza duke thënë se opozita po trillon akuza ndaj tij për të hapur procedura gjyqësore