Mbi 15 milionë banorë në Honduras dhe Nikaragua kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një problemi të shkaktuar në një rrjeti energjetik në Amerikën Qendrore.
Operatori i rrjetit të energjisë EOR ka njoftuar se ndërprerja filloi mbrëmë pas orës 1.
EOR ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala, e raportohet se 15 milionë prej tyre janë prekur nga kjo avari. Shkaku nuk bëhet ende i ditur.
Ky problem ka sjellë një sërë aksidentesh, pasi semaforët nuk funksiononin.