Reshje të mëdha shiu në ShBA.
Uragani i parë atlantik i sezonit që u kthye në një stuhi tropikale, Elsa, preku sot Nju-Jorkun, i shoqëruar me reshje të mëdha shiu, duke përmbytur rrugë dhe stacione metroje, ndërsa bllokoi disa persona në Bronks.
“Në orët e ardhshme pritet një përkeqësim i situatës”, raportoi “New York Times”.
Reshjet e dhunshme të shiut, të shoqëruara nga bubullima dhe vetëtima, shkaktuan përmbytje të shpejta në të gjithë zonën, duke përfshirë pjesë të Big Apple-it, Nju-Xhersit dhe Konektikatit, shkruan ATSh.