Qershori, muaji më i nxehtë në 127 vitet e fundit në SHBA

Amerika

Qershori, muaji më i nxehtë në 127 vitet e fundit në SHBA

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Shtetet perëndimore në SHBA po përgatiten për temperatura të larta këtë fundjavë, pas qershorit ku u regjistrua vala më e nxehtë në 127 vitet e fundit, raporton CNN.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për temperatura të larta.

Ato do të mbizotërojnë në shumicën e shteteve perëndimore deri të hënën, duke parashikuar “kushte të rrezikshme të nxehta”.

Temperaturat do të arrijnë 54 gradë Celsius në Death Valley në Kalifornia, ndërsa në shumë shtete tjera temperaturat  do të kalojë 40 gradë Celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat