Autoritetet e Venezuelës kanë bërë të ditur se 22 anëtarë të dyshuar të një bande kriminale dhe katër policë kanë mbetur të vdekur si pasojë e përleshjeve dy ditore në kryeqytetin Carcas.
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Carmen Meléndez ka thënë se në mesin e të vdekurve ka edhe civilë ndërkohë që janë evidentuar edhe 40 të plagosur.
Qindra policë kanë marrë pjesë në aksionin për të kërkuar liderët e bandës kriminale, derisa dëshmitarët e kanë përshkruar zhvillimin “si një luftë e vërtetë”.
Policia siç bëhet e ditur ka sekuestruar shumë armatim, përfshirë edhe 24,000 fishekë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 800 oficerë policie kanë qenë të angazhuar të cilët kanë kërkuar nëpër shtëpi, derë më derë.
Ndërkohë, Qeveria e Venezuelës ka ofruar shpëblim deri në 500,000 dollarë për këdo që ofron informacione që do të ndihmonin në gjetjen e bosëve të bandës.