60 mijë vende të reja të punës krijohen çdo tre ditë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një postimi në Facebook në profilin e tij zyrtarë të presidentit.
“Që kur kam marrë detyrën gjashtë muaj më parë, ne kemi kaluar nga 60 mijë punë të reja në muaj – në 60 mijë çdo tre ditë”, thuhet në postim.
Kjo është rritja më e madhe e vendeve të punës që ka pasur ndonjëherë ndonjë administratë që ka udhëhequr SHBA-në, thotë Biden.