Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se forcat e ushtrisë amerikane do të largohen nga Iraku deri në fund të këtij viti, edhe pse trupat do të vazhdojnë stërvitjen dhe do të vazhdojnë të këshillojnë ushtrinë irakiane.
Ky njoftim erdhi pasi Biden zhvilloi bisedimet me kryeministrin Irakian, Mustafa al-Kadhimi, në Shtëpinë e Bardhë.
Aktualisht, janë 2,500 trupa amerikane në Irak duke ndihmuar forcat lokale të kundërshtojnë Shtetin Islamik.
Disa parti politike në Iran kanë kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave nga koalicioni global i udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të grupit xhihadist suni, shkruan BBC.