Një grup senatorësh centristë amerikanë mbetën të bllokuar të hënën në përpjekjen për të arritur marrëveshje mbi projektligjin 1.2 trilionë dollarësh të infrastrukturës për riparimin e rrugëve, urave dhe rritjen e fondeve për shërbimet e internetit të shpejtë.
Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kishin shpresuar të finalizonin planin e tyre por ende nuk kanë arritur marrëveshje për shumat specifike të financimit për transportin publik, projektet e ujit, autostradat dhe përmirësimin e infrastrukturës së internetit të shpejtë për zonat rurale të vendit.
Një muaj më parë, Presidenti Joe Biden njoftoi marrëveshjen themelore me senatorët mbi planin, por negociatat janë zvarritur mbi detajet e shpenzimeve dhe mënyrën se si do të paguhet për ato.
Presidenti demokrat Joe Biden, gjashtë muaj pas fillimit të mandatit, e konsideron projektligjin e infrastrukturës si një nga përparësitë e tij më të mëdha legjislative dhe si një mënyrë të rëndësishme për t'u treguar votuesve se ai mund të negociojë një marrëveshje dy-partiake në Uashingtonin politikisht të përçarë.
Përkundër ngërçit të ri të hënën, Zëdhënësaj e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha, "është diçka që mund të pritet në momentet e fundit të nogociatave. Ka ende disa çështje të pazgjidhura.”
Megjithatë, Presidenti Biden u tha gazetarëve se, "Unë jam gjithmonë optimist" në lidhje me miratimin e projektligjit të infrastrukturës. /VOA