Shteti i Alaskës në SHBA është paralajmëruar për rrezikun nga cunami.
Kjo pas tërmetit me magnitudë prej 8,2 ballësh që goditi brigjet e këtij vendi.
Tërmeti ndodhi në juglindje të Perryville në Alaska, dhe ndodhi rreth orës 22:15, sipas kohës lokale, raporton CNN.
Ndërsa goditja e parë e fuqishme është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta.