Zonja e Parë e SHBA Jill Biden do t’i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore për të hequr një objekt të vogël nga këmba e saj e majtë, tha zëdhënësi Michael Larosa.
Siç raporton Reuters, Jill Biden (70) shkeli mbi një objekt ndërsa po shëtiste në plazhin në Hawaii fundjavën e kaluar, tha Larosa.
Ajo do t'i nënshtrohet procedurës në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Presidenti Joe Biden do të shkojë me të, tha Larosa në një deklaratë.