Duke filluar nga sot, çdo njujorkez që merr dozën e parë të vaksinës do të marrë një dhuratë prej 100 dollarë.
Kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi të mërkurën një nxitje të re për vaksinimin që stimulon qytetarët të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Nxitja me vlerë 100 dollarë është e vlefshme për të gjithë qytetarët.
Po ashtu ajo vlen edhe për punonjësit që nuk kanë marrë ende dozën e parë, raporton CNN.