Për herë që nga muaji janar, mesatarja e vdekjeve nga koronavirusi për shtatë ditë në Brazil ka rënë nën 10 mijë.
Me 910 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, Brazili raportoi një mesatare prej 989 vdekjesh ditore gjatë javës së kaluar.
Vendi ka regjistruar më shumë se 19.8 milion raste COVID-19 dhe më shumë se 555 mijë vdekje që nga fillimi i krizës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i dytë më i lartë i vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuar, shkruan Aljazeera.
Ndërsa vdekjet dhe infeksionet nga COVID-19 kanë rënë javët e fundit dhe shkalla e vaksinimeve është rritur, ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë se një rritje e re mund të jetë pjesërisht për shkak të përhapjes së variantit ngjitës Delta.