Në sy të fëmijëve të saj, vritet 27 vjeçarja shqiptare në SHBA

Amerika

Në sy të fëmijëve të saj, vritet 27 vjeçarja shqiptare në SHBA

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:39
Joana Peca

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Florida të ShBA-së, ku një 27 vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë, me armë zjarri në sy të dy fëmijëve të saj.

C me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës, që kishte emigruar prej kohësh në ShBA, u qëllua pasditen e së shtunës në orën 17:30, në sytë e dy fëmijëve të saj të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kopshtit memorial, Woodlawn në Shën Petersburg.

Oficeri i policisë që gjeti gruan shqiptare të vdekur tha për mediat amerikane: “Dy fëmijë të vegjël do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre.”

Policia ka njoftuar se autori nuk është gjetur ende, ndërsa është hapur një hetim për vdekjen e shqiptares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat