Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për të vaksinuar Amerikën dhe për të ndihmuar në vaksinimin e botës kundër COVID-19.
“Vaksinimi i Amerikës dhe ndihma për të vaksinuar botën është mënyra se si do të fitojmë ndaj pandemisë,” tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan më pas përshëndeti vendimin e SHBA-së për dërgimin e 110 milionë dozave shtesë të vaksinës në më shumë se 60 vende.
Shumica prej tyre përmes iniciativës ndërkombëtare të Covax, një donacion më i madh se të gjitha vendet e tjera së bashku, sipas Shtëpisë së Bardhë.