Policët brazilianë po hetojnë vdekjen e vajzës, 15 vjeçe, e cila pësoi sulm vdekjeprurës në zemër gjatë marrëdhënieve seksuale me burrin, 26 vjeç, në makinën e tij.
Një vajzë 15-vjeçare nga Sao Paolo vdiq nga një sulm në zemër ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me një 26-vjeçar në makinën e tij, ka deklaruar policia.
Gabrielly Dickson vdiq të enjten mbrëma pasi u dërgua në spital. Djali i tha policisë se ai dhe Gabrielly ishin duke kryer marrëdhënie seksuale në makinën e tij kur asaj i ra të fikët.
Buzët dhe lëkura e Diksonit u zbehën tregoi ai dhe më pas e çoi adoleshenten pa ndjenja në spital, ku mjekët u përpoqën ta ringjallnin.
Dickson u shpall e vdekur në 1:20 të mëngjesit me orën lokale. Sipas Departamentit të Shtetit për Sigurinë Publike, infermierët që trajtuan Dickson gjetën gjak në vaginën e saj.
Policia Ushtarake vizitoi spitalin pasi mësoi se vajza adoleshente ishte rrahur, por infermierët përjashtojnë shenja dhune.
Sipas mediave të huaja familja e Dickson tha se nuk ishte në dijeni për marrëdhënien e saj me 26-vjeçarin dhe nuk ishin të sigurt nëse ajo vuante nga ndonjë sëmundje. Një ekzaminues mjekësor lokal pritet të zbulojë shkakun e vdekjes së Dickson të hënën.