Bjondja me xhaketë të zezë qëllon për vdekje një grua në mes të njerëzve! E qetë hip në Benz dhe largohet

Amerika

Bjondja me xhaketë të zezë qëllon për vdekje një grua në mes të njerëzve! E qetë hip në Benz dhe largohet

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 23:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat amerikanë kanë publikuar pamje të rënda, ku shfaqet një grua me një armë në dorë e që godet pamëshirshëm një grua tjetër në mes të një grupi me njerëz.

Bjondja me xhakete lekure shihet pas vrasjes teksa largohet fare e qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në pamjet në fjalë, shihet vrasësja, duke iu afruar 42-vjeçares Delia Johnson. Vrasësja “gjakftohtë” shihet teksa nxjerr armën dhe godet me plumb pas koke viktimën.

Pas kësaj ngjarje turma largohet e tmerruar nga vendi, ndërsa autorja hipën në një makinë të bardhë tip Benz dhe largohet. Raportohet se policia i është vënë në ndjekje dhe ende s’e ka arrestuar gruan që kreu krimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat