Senatori demokrat i shtetit amerikan të Arizonës, Tony Navarre (35), u arrestua me akuzën e marrëdhënieve seksuale të papërshtatshme me një të mitur.
Policia mori një raport të mërkurën për marrëdhënie seksuale të papërshtatshme që dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2019.
Navarre, i cili përfaqëson rrethin perëndimor të qytetit të Phoenix në Senatin e Arizonës, u arrestua të pasi detektivët biseduan me viktimën e mitur dhe dëshmitarët okularë, shtoi policia.
Navarre u mor në paraburgim me akuzën se kishte pasur marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me një të mitur në disa raste.
Dosjet e gjykatës për çështjen Navarre nuk ishin menjëherë në dispozicion dhe nuk ishte e qartë nëse kishte një avokat që mund të komentonte situatën në emër të tij.
Ligjvënësi po shërben për një mandat të dytë në Kongresin e Arizonës, pasi kishte një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve.