Presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë pjesë në shërbesën fetare të kishës katolike romane në Grinvill në Dellaware. Presidenti nuk është përgjigjur në pyetjen e një reporteri për ligjin e investimeve dhe të vendeve të reja të punës.
Senati është afër kalimit të pakos prej biliona dollarësh për ndërtime infrastrukturore pasi kongresistët e dy kampeve politike kanë përafruar qëndrimet për njërën prej premtimeve më të mëdha të presidentit demokrat.
Senatorët po takohen për të dytën fundjavë me radhë për të punuar për kapërcimin e dallimeve për aprovimin e njërës prej dy pakove të rëndësishme të administratës së Bidenit.
Bideni ka premtuar gjatë fushatës se prioritet do ta ketë politikën e brendshme për shkak të nevojës së madhe për infrastrukturë dhe vende të reja pune.