Fondi i Kompensimit të Viktimave të Abuzimit Seksual Jeffrey Epstein i ka dhënë fund punës duke paguar kompensim për 150 persona me vlerë 121 milionë dollarë, raporton sot BBC.
Fondi e njoftoi këtë gati dy vjet pas vetëvrasjes së Epstein në një burg të Nju Jorkut, ndërsa priste gjykimin.
Menaxheri i fondeve të pavarur, i cili u financua nga pasuritë e Epstein, tha se ai mori dy herë më shumë kërkesa nga sa pritej. Disa viktima refuzuan ofertën, duke hapur rrugën për padi private.
Pas vdekjes së financierit të turpëruar, administruesit e besuar të pronës së tij krijuan një fond prej 600 milionë dollarësh dhe u bënë thirrje viktimave që t'i kontaktonin.
Nga gjithsej 225, 150 prej tyre u zbuluan se kishin pretendime legjitime. Fondi ishte gjithashtu i hapur për viktimat që kishin marrë kompensim më herët, pasi Epstein u dënua më 2008 për abuzim të të miturve. Ish e dashura e Epstein, Ghislaine Maxwell u deklarua e pafajshme për bashkëpunim në krim. Procesi gjyqësor kundër saj fillon në nëntor.