Studimi i ri ka zbuluar se shumica e amerikanëve kanë besim të lartë tek mjekët, infermierët dhe farmacistët.
Studiuesit thonë se besimi mund të bëhet i rëndësishëm në shtytjen për të rritur vaksinat kundër COVID-19.
Të paktën shtatë nga 10 amerikanë u besojnë mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të bëjnë atë që është e drejtë për ta dhe familjet e tyre.
Këto të dhëna janë rezultat i sondazhit të Shkollës së Politikës Publike të Universitetit të Çikagos Harris dhe Qendrës Associated Press-NORC për Kërkimin e Marrëdhënieve Publike.
Zëvendëspresidentja e Grupit Kërkimor NORC’s Health, Michelle Strollo tha se njerëzit marrin që trajtim ose një shërbim nga një mjek ose një infermiere, ata fillojnë të ndërtojnë besim dhe pastaj tentojnë të kthehen tek ata ofrues kur kanë nevojë për më shumë ndihmë ose kanë pyetje në lidhje me një çështje shëndetësore, shkruan AP.
“Zyrtarët e shëndetit publik duhet të kenë parasysh se mjekët, infermierët dhe farmacistët kanë shumë rëndësi në dhënien e mesazhit për rëndësinë e vaksinimit”, shtoi ajo.
Shumica e amerikanëve mendojnë se infermierët dhe ndihmësit e kujdesit shëndetësor nuk paguhen mirë.
Edhe pse virusi COVID-19 vazhdon të jetë prezent në SHBA, sondazhi nuk gjen ndonjë ndryshim të rëndësishëm në opinionet në lidhje me politikat e kujdesit shëndetësor.